English

Lambsdorff: Shqipëria, rol të matur dhe pozitiv në rajon

Berlin, 16 shtator, NOA Update - Pala gjermane e vlerëson rolin e Shqipërisë në rajon, duke e cilësuar si “rol të matur dhe shumë pozitiv”.

Një konsideratë të tillë e ka shprehur Nikolaus Graf Lambsdorff, i ngarkuar për Evropën Juglindore dhe Turqinë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, gjatë një takimi paraditen e sotme me zv/ministren e Jashtme shqiptare, Edith Harxhi.

Në këtë takim, u trajtua gjerësisht gjendja në rajon, veçanërisht në Kosovë, pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe miratimit të Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Harxhi nga ana e saj e falenderoi Gjermaninë për kontributin që po jep në zhvillimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Ndërkaq, ajo vazhdon vizitën e saj në Gjermani dhe merr pjesë në konferencën “Sfida dhe Perspektiva për Bosnje-Hercegovinën”, organizuar nga Instituti Aspen.

n.e/NOA

KOMENTE