Tiranë, 16 shtator, NOA – Shqipërisë i duhet një teatër modern dhe të mos synohet më ndërtimi i kishave të tjera.
Një apel të tillë e ka drejtuar sot nga foltorja e Kuvendit, deputetja Luiza Xhuvani, në të njëjtën kohë aktore e njohur.
E mesa duket, si e tillë, ajo ka drejtuar publikisht kërkesën se vendit i duhet një teatër i ri kombëtar, dhe jo t’i jepet prioritet ndërtimit të kishave të tjera në kryeqytet.
Ajo përmendi me këtë rast edhe premtimin e bërë nga kryeministri Berisha gjatë një mbledhje të fundir qeverie, se do të ndërtojë një stadium të ri kombëtar.
Ajo tha se një teatër gjithsesi, i shërben edukimit dhe gjithë shqiptarëve.
n.e/NOA