English

Majko, Berishës: Topi në Tiranë ecën mbi tokë babe dhe jo tokë të legalizuar

Tiranë, 16 shtator, NOA Update – “Në eksperiencën tonë parlamentare, që nga viti 1992, është hera e parë që një dekret presidenti vjen në parlament dhe thotë që të jeni të kujdesshëm me miratimin e një ligji”.

Kështu tha në seancën plenare, pak para votimit të ligjit të ri për pronat, përfaqësuesi i grupit parlamentar socialist, Pandeli Majko.

Duke shtuar se nëse herët e tjera, janë dhënë edhe rekomandime nga ana e presidentit, sot për çështjen më të debatuar në sistemin e së drejtës në vend, siç është prona, presidenti na kujton se është e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe se duhet të kemi kujdes, pasi ndaj këtij ligji ka dalë kundër edhe Gjykata Kushtetuese.

“Jeni përplasur me sistemin e së drejtës dhe Gjykatën Kushtetuese. Dhe mos harroni se kontestimi vjen nga presidenti, i cili ka qenë i radhëve tuaja”, tha ai.

Duke iu drejtuar më pas kryeministrit Berisha se nëse ka një ndryshim mes tij dhe presidentit Topi në Tiranë, është fakti se ai “ecën mbi tokë babe dhe jo të legalizuar”.

Sipas Majkos, e drejta e pronës është e pakontestueshme dhe nuk mund ta rigjykojë atë asnjë agjenci e specializuar ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE