Tiranë, 16 shtator, NOA - Kushtet e motit të qëndrueshëm do të na shoqërojnë edhe gjatë ditës së nesërme, e premte 17 shtator 2010. Kthjellimet do të jenë dominuese që në orët e para të mëngjesit, pothuajse në të gjithë vendin. Në mesditë do të kemi kalime vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore të vendit.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Edhe pjesa e dyte e dites do te vijoje me mot te kthjellet ne bregdet dhe zonat e ulta ndersa me kthjellime dhe vranesira kalimtare ne zonat malore te vendit. Ky stabilitet atmosferik do te na shoqeroje gjate nates dhe deri mengjesin e se shtunes.
Temperaturat e ajrit do te qendrojne konstante ne mengjes por mesdita do te sjelle nje rritje te lehte te temperaturave ne vend.
Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 25 km/h dhe drejtim Veriperendimor ndersa dallgezimi ne det do te jete i ulet.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te dominohet nga vranesira dhe shira por me problematike situata do te jete ne Jugperendim te kontinentit ku spanja do te marre shira te konsiderueshem po ashtu edhe Ishujt britanike. Shira me intensitet te larte do te bien edhe ne vendet Skandinave si edhe ne zonen e Alpeve.
Perjashtim bejne Europa Juglindore si dhe gadishulli i Ballkanit ku dominuese do te jene kthjellimet por here pas here do te kete dhe vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë
Zona e Alpeve alarmon shira te konsiderueshem dhe rrufe;
Ballkani verior rrezikohet nga vranesira dhe shira te dendur;
Spanja rrezikohet nga era e forte dhe shira te dendur.
Gadishulli Skandinav alarmon per stuhi te forta ere dhe rrufe.
n.e/NOA