English

Muzetë italiane, guidë edhe në gjuhën shqipe

Bolzano, 16 shtator, NOA - Një nismë e Muzeut Arkeologjik të Alto Adiges, për nxitjen e kontakteve në mes kulturave, ka bërë që guida e tij të botohet e të flitet edhe në gjuhën shqipe, duke dhënë një shembull mjaft të mirë për të gjithë muzetë në Itali.

Kështu, dita kur do të inaugurohet kjo guidë, është caktuar 19 shtatori, ku “në shënjestër” do të jenë vizitorët që e njohin dhe flasin gjuhën shqipe.

Gjatë ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu Arkeologjik i Alto Adiges ka hapur dyert e saj për njerëz nga e gjithë bota, duke ofruar turne udhëzues në disa gjuhë.

Nisma ka rezultuar me realizimin deri tani të disa turneve, në gjuhë të ndryshme të botës.

Ndërsa ai i caktuar në datën 19 shtator, ora 15.00, përkon me një tur të posaçëm ku do të flitet vetëm shqip, e prandaj, parashikohet që të ketë një numër të lartë vizitorësh shqiptarë që banojnë në Itali dhe jo vetëm.

n.e/NOA

KOMENTE