Oslo, 16 shtator, NOA - Kryeqyteti norvegjez është konfirmuar këtë vit si qyteti më i shtrenjtë në botë, ku me pagat që janë në dispozicion për punëtorët në Oslo vështirë se mund të përballen me nivelin e çmimeve lokale.
Ky vlerësim është bërë në studimin me titullin "Çmimet dhe Pagat", realizuar nga banka zvicerane UBS.
Ndërsa kryeqyteti zviceran, Zyrihu, është i vendosur në vendin e dytë të listës sa i përket kostos së jetesës, por megjithatë, është në vendin e parë në lidhje me pagat dhe blerjen e energjisë.
Pasuar nga qyteti tjetër zviceran, Gjeneva, i cili përmendet për çmimet e kripura të jetesë.
Ndërsa qytete si Roma dhe Milano renditen më pas duke përmendur çmimet e larta për qeratë dhe jetesën në përgjithësi.
n.e/NOA