English

Patriarku serb: Dialogu mes serbëve e shqiptarëve, zgjidhja më e mirë

Vjenë, 16 shtator, NOA – Patriarku i kishës ortodokse serbe, Irinej, deklaroi në Vjenë se dialogu midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën.

“Zgjidhje, megjithatë, duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët. Tani ne presim një zgjidhje. Nëse nuk do të merren në konsideratë kërkesat serbe, atëherë do të krijohet një hapësirë për konflikte pa ndërprerje dhe keqkuptime, të cilat do të hapin plagë të reja për popullin tonë dhe popujt e tjerë”, - tha Irinej në një konferencë për shtyp në fund të vizitës së tij në Austri.

“Për këtë arsye, ne duam që të gjendet një zgjidhje e drejtë, e cila duhet të jetë e pranueshme për serbët. Zgjidhja varet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropës. Për ne, ajo që më shumë e rëndësishme, është se mund të mbrohen manastiret dhe kishat tona, si edhe garantimi i paqes dhe sigurisë për njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe refugjatëve të cilët dëshirojnë të kthehen. Dialogu në mes të serbëve dhe shqiptarëve është zgjidhja më e mirë”, - përsëriti patriarku serb.

Sipas tij, për serbët, Kosova nuk është vetëm një hapësirë gjeografike, por një vend i shenjtë i toksë serbe, djep i shpirtit dhe popullit përgjatë historisë së saj, ku ka më shumë se 1300 kisha dhe manastire serbe, të cilat janë ndërtuar në 800 vitet e fundit. “Populli serb ishte i përndjekur dhe e përzunë nga Kosova shumë shekuj deri më sot. Ndaj duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar kthimin e tij në Kosovë. Për fat të keq, SHBA dhe Evropa kanë toleruar dhe kanë marrë pjesë në këto krime”, përfundoi Patriarku serb Irinej.

n.e/NOA

KOMENTE