English

PDU: Pse ishim kundër propozimit për rrëzimin e dekretit të Topit

Tiranë, 16 shtator, NOA - Deputetët e Partisë Drejtësi dhe Unitet kanë deklaruar sot votën e tyre kundër propozimit për rrëzimin e dekretit të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për rishqyrtimin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”.

“Qëndrimi i Partisë Drejtësi dhe Unitet mbi çështjen e pronave është i pandryshueshëm, duke qëndruar gjithnjë pranë kërkesave të ish-pronarëve, dhe zgjidhjen përfundimtare, të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave të të gjithë pronarëve të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në një deklaratë të deputetëve të PDU, menjëherë pas rrëzimit të dekretit të presidentit për pronat në Kuvend.

Duke theksuar se PDU kërkon dhe po tenton me mjete ligjore dhe diplomatike zgjidhjen e çështjes pronësore të shqiptarëve ne Greqi dhe si pasojë nuk mund të ketë dopio-standarde në qëndrimet e saj për pronat e shqiptarëve në Shqipëri.

n.e/NOA

KOMENTE