Tiranë, 16 shtator, NOA Update - Çdo qytetar që mendon se i është prekur e drejta e pronësisë, ka të gjithë legjislacionin dhe gjithë sistemin e drejtësisë në dispozicion për të zgjidhur konfliktet e pronësisë.
Ky është mendimi i opozitës lidhur me ligjin e fundit të paraqitur nga mazhoranca për pronat, duke pohuar se nuk ka vend për të, kur sistemi i drejtësisë premton zgjidhjen e çështjes së pronësisë.
Një fakt të tillë sapo e ka shprehur në seancë plenare, ku ky ligj po diskutohet, përfaqësuesi i opozitës, deputeti Armando Subashi.
Ai ka përmendur faktin se ky ligj nuk duhet miratuar pasi ai nuk është njohur as nga Gjykata Kushtetuese, për shkak të parregullsive që sipas tij, përmban në nenet përkatëse.
n.e/NOA