English

Shalsi: Kjo qeveri jo vetëm që nuk është legjitime, por nuk ka as integritet

Tiranë, 16 shtator, NOA – “Pas asaj që ndodhi me Dritan Priftin, jam plotësisht i bindur se kjo qeveri jo vetëm që nuk është legjitime, por edhe nuk ka integritet”.

Kështu tha gjatë fjalës së mbajtur sot në seancë plenare, deputeti i opozitës, Eduard Shalsi, duke shtuar se megjithë deklaratat që u thanë në kohën e shkarkimit të ish-ministrit Prifti, nuk u nxorën në dritë arsyet e vërteta të saj, sikundër të gjithë u çuditën me lëvdatat që kryeministri Berisha i bëri atij pas shkarkimit.

“Nuk ka deputet të mazhorancës që mund t’ia falë Dritan Priftit atë që ka bërë në një vit qeverisje”, tha Shalsi, duke insistuar tek habia se si kryeministri e vlerësoi atë me nota të larta për punën e përbashkët prej mëse një viti në qeverisje.

Sipas tij, nuk pati asnjë reflektim nga qeveria për aktivitetin e Priftit dhe çdo gjë kaloi në heshtje.

Duke vijuar më pas me publikimin e aferave të qeverisjes, sipas të cilit, fshehin korrupsion të pastër ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE