English

Shëroni dhimbjet menstruale nëpermjet ushqimeve

Itali,17 Shkurt, NOA - Për të lehtësuar dhimbjet e menstruacioneve ndihmojnë dhe ushqimet. Kjo është ajo ç’ka sugjeron Fabiola Menon, Nutrizionista e Specialista PNEI, në Padova (Itali).

Bëhet fjalë për konsumimin e ushqimeve të pasura me triptofano, pasi kjo substancë rregullon nivelet e serotoninës dhe përmirëson gjendjen shpirtërore, një nga elementet që gjatë ciklit bëhet e pamundur për tu kontrolluar.

Pra, hani ton, banane, fruta të thata, qumësht, por edhe karbohidrate komplekse të tilla si orizi, makaronat dhe buka.

-Për të luftuar mbajtjen e ujërave dhe shmangien e abuzimeve me produktet e ëmbla ose me yndyrë të lartë pini shumë ujë dhe reduktonin kripën. Preferoni frutat, perimet, drithërat integrale dhe bishtajat që janë të pasura me fibra dhe vitaminën B

-Përdorni yndyrat Omega 3, të cilat gjenden në frutat e thata, vaji ullirit dhe peshku.

-E së fundi largoni qumështin dhe derivatet e tij. Heqja e këtyre ushqimeve ka ndikim shumë pozitiv në lehtësimin e dhimbjeve.

a.e/NOA

KOMENTE