Tiranë, 16 shtator, NOA Update – Menjëherë sapo ka nisur procesi i votimit në Kuvend, fillimisht për dekretet e presidentit të Republikës, mbi ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar, deputetët e opozitës janë ngritur nga karriget e tyre dhe e kanë bojkotuar atë.
Kështu, deputetët e mazhorancës kanë miratuar të vetëm, ndërsa kolegët e tyre opozitarë linin një nga një sallën e seancave plenare, dekretet për shkarkimin e ministrit Dritan Prifti nga posti i kreut të dikasterit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, atë të emërimit të Ilir Metës në krye të tij si edhe emërimin e Edmond Haxhinastos në krye të dikasterit të Punëve të Jashtme...(vijon)
n.e/NOA