English

Aksioni i tatimorëve bllokon 285 biznese, kishin 503 punonjës në të zezë

Tiranë, 17 shtator, NOA – Plot 285 biznese të bllokuara dhe 403 të penalizuara është bilanci i ndëshkimit që tatimorët e Tiranës kanë ndërmarrë ndaj subjekteve tregtare në kryeqytet gjatë kontrolleve të ushtruara vetëm në harkun kohor 20 gusht-15 shtator.

Shifrat konfirmohen prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke argumentuar se këto masa ndëshkimore janë ndërmarrë pasi gjatë kontrolleve në këto biznese rezultuan mëse 503 punonjës të paregjistruar në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Sikundër bëhet me dije se procesi i mësipërm, është shoqëruar edhe me masa konfiskimi të mallrave dhe aseteve, si edhe kallëzim për ndjekje penale në prokurori.

Kurse një pjesë e konsiderueshme e penaliteteve ndaj biznesit, është vendosur për mospajisje dhe mospërdorim të pajisjeve fiskale.

Me këtë rast, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i fton të gjithë tatimpaguesit, që në respektim të ligjit, të vendosin dhe të përdorin pajisjet fiskale, në veprimtarinë e tyre ekonomike.

n.e/NOA

KOMENTE