English

Bashkia e Tiranës kërkon heqjen e taksave për kompanitë e urbanëve

Tiranë, 17 shtator, NOA – Bashkia e Tiranës do të propozojë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak heqjen e detyrimeve tatimore lokale për operatorët që mbulojnë shërbimin publik në Tiranë.

E thënë më thjeshtë kompanitë private që mbulojnë transportin urban në kryeqytet nuk do të paguajnë më taksat lokale. Projekti i Bashkisë është prezantuar nga Enton Punavija, Drejtor i Drejtorisë së Transportit dhe Lëvizshmërisë.

“Bashkia e Tiranës ka përgatitur një propozim drejtuar Këshillit Bashkiak, me qëllim lehtësimin e operatorëve nga taksat lokale, si dha nga ana tjetër kërkon që institucionet qendrore të mbështesin transportin, si një shërbim publik, duke krijuar lehtësira fiskale për opratorët si: kreditimi tvsh; akcizat e karburantit; taksat doganore, subvencionimin e kategorive që udhëtojnë falas, etj”, u shpreh përfaqësuesi i Bashkisë së Tiranës .

Kjo nismë behet në kuadër të paketës së ndryshimeve që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë për përmirësimin e shërbimit të transportit publik.

KY përmirësim do të vazhdojë deri në kompletimin e plotë të linjave.

“Përveç kushteve maksimale të vendosura për t’u plotësuar, pjesë të paketës së saj, Bashkia e Tiranës ka dhe mbështetjen ndaj operatorëve të shërbimit, që ato të rrisin kapacitetin e tyre teknik dhe financiar, por pa rritur kostot për qytetarët”, u shpreh përfaqësuesi i Bashkisë.

a.k/NOA

KOMENTE