English

Bllokohen “impiantet” e paligjshme të peshkimit në Shkodër

Shkodër, 17 shtator, NOA - Ministria e Mjedisit dhe strukturat e saj për mbrojtjen e pasurisë natyrore kanë bërë të mundur bllokimin e 12 impianteve të peshkimit në Liqenin e Shkodrës dhe përgjatë Lumit Buna.

Peshkatarët me anë të instalimit të mjeteve fikse kishin bërë të mundur që të ndalon lëvizjen e peshkut, duke e mbajtur më pas me rrjeta.

Aksioni i Inspektoratit të Peshkimit, Rojeve Mjedisore dhe Policinë e Shtetit kanë zbuluar se 12 binarët e vendosur në ujë ndalonin hyrje-daljen e peshkut në liqen, me anë të rrjetave të vendosura rreth tyre.

Burime nga Ministria e Mjedisit thanë për Agjencinë NOA se bëhet fjalë për qindra e qindra metra me rrjeta, të cilat janë të vendosura në këtë instalime fikse, të cilat janë të ndaluara me ligj.

Inspektorët kanë shkatërruar 3 nga 12 instalime të konstatuara në liqen dhe po punohet për shkatërrimin e instalimeve fikse të tjera.

Gjithashtu inspektorët janë duke punuar edhe për identifikimin e personave që kanë vendosur këto instalime fikse.

Veç kësaj metode për kapjen e peshkut, në liqenin e Shkodrës, janë konstatuar edhe probleme të tjera, si peshkimi me dinamit, kryesisht në derdhjen e Bunës, apo peshkimi me gjenerator në liqenin e Shkodrës.

Ministria e Mjedisit i ka kushtuar një rëndësi të veçantë liqenit të Shkodrës dhe Lumi Buna.

Burime nga kjo ministri thanë për NOA se kontrolle të tilla, do të vazhdojnë deri në eleminimin e plotë të këtyre aktiviteteve të paligjshme.

a.k.NOA

KOMENTE