PARIS, 17 shtator – Qyteti francez i Toulouse ka vendosur të pajiset me sonda inteligjente për të zbuluar hapësirat e parkimit që janë në dispozicion. Pajisjet do të vihen në përdorim në vjeshtën e ardhshme.
Në qytet, shkruan “Le Parisien”, 60% e makinave ndotin ambientin për shkak se i duhet të jenë në kërkim për parkim.
Këto aparate do të identifikojnë në kohë reale nëse një vend është i lirë dhe informacioni do ti dërgohet në celular abonentit, ka shpjeguar bashkia e Toulouse.
a.e./NOA