English

Halimi: Padi për Ligorin, pasuritë ngrijnë për të më dëmshpërblyer shpifjen

Tiranë, 17 shtator, NOA – Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi ka deklaruar sot për mediat se ka kërkuar nga organet e prokuorirsë nisjen e hetimeve për akuzat që i janë bërë atij nga deputetja e PS-së Shegush Ligori.

“Unë jam i bindur se kolegia Ligori është shtyrë në krim nga kryetari i partisë së saj Edi Rama, i cili nëpërmjet saj ka dashur të largojë vëmendjen nga denoncimet publike të bëra kundër tij për korrupsion. I njohuri tashmë botërisht si Mister 20 Përqindshi nuk duhet lënë t’i shpëtojë denoncimit publik për modelin e tij monstruoz të keqqeverisjes dhe abuzimit, duke mbjellë shpifje kudo dhe për këdo”, u shpreh Ligori.

Halimi ka deklaruar se ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të sekuestrojnë pasurinë e Ligorit, si masë për të dëmshpërblyer atij dëmin e shkaktuar nga shpifja.

“I kam kërkuar organeve te drejtësisë gjithashtu dhe sekuestrimin e të gjitha pasurive në emër të Shegushe Ligorit, bashkëshortit, dhe të afërmve të saj të ndërtuara ose në ndërtim, me qëllim realizimin e shpërblimit te dëmit te realizuar nga shpifja”, u shpreh Halimi.

Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë një hetim të shpejtë të çështjes, “sepse ligji, shteti ligjor dhe dinjiteti i individit duhet të mbrohen dhe të prevalojnë mbi shpifësit, keqbërësit dhe të korruptuarit”.

a.k/NOA

KOMENTE