Tiranë, 17 shtator, NOA Update – Ndërsa ka marrë detyrën e ministrit të ri të Punëve të Jashtme, prej paraardhësit të tij Ilir Meta, diplomati Edmond Haxhinasto ka pohuar në fjalën e rastit se do të bëjë ç’është e mundur që t’i japë një rol të ri diplomacisë shqiptare në rajon dhe më gjerë.
Duke vlerësuar punën e bërë nga Meta deri tani në këtë post, Haxhinasto ka pohuar se ai do të vazhdojë në këtë rrugë të nisur, duke shtuar konkretisht se do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë procesit të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.
“Do realizojmë me sukses objektivat e vendosura nga qeveria për diplomacinë”, premtoi kryediplomati i ri shqiptar.
n.e/NOA