English

Hëna, me kratere si të Tokës

Uashington, 17 shtator, NOA – Hëna, gjithmonë e më e ngjashme me Tokën. Ky është përfundimi i zbulimit të fundit të publikuar në revistën “Science”, sipas të cilit, në Hënë ka të njëjtat minerale dhe kratere si në planetin tonë.

Konkretisht, mineralet e përshkruara në “Science”, tregojnë se Hëna ka kaluar në një proces të ndërlikuar evoluimi dhe sipas informacioneve që janë marrë nga sonda “Lunar Reconnaissance Orbiter”, kratere të mëdha kanë bombarduar sipërfaqen e Hënës. Bëhet fjalë për bombardimet masive nga "plumbat kozmikë" që goditën Hënën dhe organet e tjera të sistemit të ri diellor katër miliard vjet më parë.

Zhvilluar nga një grup hulumtimi, i koordinuar nga Universiteti Broun në SHBA, studimi është në gjendje të zbulojë të fshehtat e historisë së Tokës dhe Hënës.

Kështu, u regjistruan në hënë 5185 kratere me një diametër më pak se 20 km, të cilat e ndajnë atë në dy hemisfera, si edhe Toka.

Në kundërshtim me rezultatet deri më tani të publikuara nga shkenca, është zbuluar se Hëna në fëmijërinë e saj ishte e prekur nga "plumbat kozmikë” dhe se ka pasur një tranzicion të madh të tyre, çka krijuan edhe krateret që gjejmë sot në sipërfaqen e saj.

n.e/NOA

KOMENTE