English

I vendos 10 mijë euro "gjobë" farmacistit, kthehet në tmerrin e tij

Tiranë, 17 shtator, NOA – Prej 5 ditësh një 32-vjeçar është kthyer në tmerrin e vërtetë të një farmacisti në kryeqytet. Ilir Themo Memo ka kërcënuar pronarin e farmacisë duke i kërkuat atij 10 mijë euro dhe derdhjen e tyre në një llogari bankare.

Burime nga Policia e Tiranës thanë për agjencinë NOA se kërcënimi është bërë më datën 28 me anë të një letre. Pas dërgimit të disa mesazheve, autori i ka kërkuar të dëmtuarit, që të kryente hapjen e një numri llogarie bankare në një nga bankat në kryeqytet, për të aplikuar për kartë viza dhe më pas të dërgonte po me mesazh pinin e kartës, me synim përvetësimin e shumës së parave 10 mijë euro, nëpërmjet rrjetit të Atm-ve.

Burime nga policia thanë për Agjencinë NOA se pas hetimeve të kryera për Memon ka rezultuar se ai dërgonte mbi 40 mesazhe telefonike kërcënuese në nga numra të ndryshëm celular.

Ndërrimi i numrave ka bërë që policia të kishte vështirësi në identifikimin e numrave.

Agjentët e Policisë i thanë Agjencisë NOA se i ndaluari u kap në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, gjatë momenteve për shkuar drejt rrugës së “Elbasanit” Tiranë, me qëllim për të kontrolluar lëvizjet e farmacistit.

Në momentin e ndalimit atij ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 aparate celular si dhe një sasi kartash Sim, të cilat janë përdorur nga autori për dërgimin e mesazheve.

a.k/NOA

KOMENTE