English

I vjedhin kamionin, policia ia kthen pas denoncimit

Prishtinë, 17 shtator, NOA – Ndërsa një person është paraqitur në komisariatin e policisë me ankesën se i kanë vjedhur makinën, forcat policore janë vënë menjëherë në kërkim dhe kanë mundur t’ia kthejnë atë.

Ngjarja në fjalë konfirmohet nga burimet policore të Kosovës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, para një jave ka qenë ankuesi Brahim. A. i cili ka raportuar pranë tyre vjedhjen e kamionit të tij me targa 531 KS 699.

Policët me të marrë informatat e duhura, nisën së vepruari në rrugë operacionalo-hetimore për identifikimin e vendndodhjes së automjetit të vjedhur, duke arritur ta zbulojnë atë.

Konkretisht, automjeti i vjedhur është gjetur i braktisur në fshatin Kozmin të Fushë- Kosovës, në gjendje të rregullt teknike përveç disa dëmtimeve në mekanizmin e ndezjes.

Ndërkohë që pas ekzaminimit që i është bërë automjetit nga njësia e krim-teknikës, ai i është kthyer pronarit legjitim Brahim.A me vërtetimin mbi kthimin.

n.e/NOA

KOMENTE