Athinë, 17 shtator 2010 – NOA/NEWSIT - Pesë klandestinë qëlluan me thikë dhe me shishe birre një adoleshent shqiptar për motive të dobëta. Ngjarja u zhvillua mbrëmjen e kaluar në qendër të Athinës, tek kisha Agjios Panteleimonas.
Një adoleshent shqiptar, mosha e të cilit akoma nuk është bërë e ditur, po zihej me fjalë me disa emigrantë nga Afganistani.
Këta të fundit qëlluan me thikë emigrantin shqiptar, ndërsa për të qetësuar gjendjen, i erdhën në ndihmë shqiptarit dy grekë, një student dhe një punonjës i një dyqani aty afër.
Ndërsa sherri po zhvillohej, në “betejë” u futën edhe disa afganë të tjerë, të cilët plagosën me thikë emigrantin shqiptar dhe studentin grek.
Menjëherë në vendngjarje shkoi policia, e cila bëri të mundur arrestimin e 3 të rinjve nga Afganistani ndërsa janë në kërkim për pjesëtarët e tjerë të grupit.
Ngjarja nuk mbaroi këtu, pasi adoleshenti shqiptar shkoi në shtëpi i gjakosur dhe tha se e kishin qëlluar disa afganistanezë.
Atëherë një grup i mash shqiptarësh, me thika e bomba molotov në dorë, u sulën për në Agjio Panteleimona.
Shkuan në lokalin e një afgani dhe hodhën atje bomba molotov, me pasojë të digjen disa materiale druri, ndërsa nuk u lëndua askush. Policia e Athinës është duke hetuar shkaqet e ngjarjes.