English

KMDL, Nje letër Kuvendit: Mos e miratoni ligjin e personave të pagjetur

Prishtinë, 17 shtator, NOA - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i ka dërguar një letër të hapur Kuvendit të Kosovës, projektligjit për personat e zhdukur.

“Pas analizimit të këtij projektligji i janë dërguar disa vërejtje dhe rekomandime zyrës së kryeministrit të cilat duket se nuk janë përfillur. Edhe shoqatat e familjeve të personave të zhdukur nuk janë pajtuar më këtë projektligj. Duket se ai është dërguar për miratim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe i cili ka ngjallur reagime, plotësisht të arsyeshme të deputetëve andaj nuk është miratuar. Janë disa vërejtje dhe rekomandime të KMDLNj-së që duhet t’i merrni parasysh para se ta miratoni këtë ligj”, shkruan Bexhet Shala, drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-së.

Duke përmendur konkretisht sesi projektligji ka gabime të shumta gjuhësore për shkak se është përkthyer keq nga ndonjë gjuhë e ndonjë shteti në rajon.

“KMDLNJ mendon se neni 1 është përcaktues edhe për shumë nene të këtij ligji, prandaj pa formulimin definitiv të tij do të jetë e pamundur të diskutohet për nenet tjera dhe për ligjin në fjalë. Ky ligj duhet t’i përshtatet nevojave dhe specifikave të Kosovës e jo të jetë riciklim i një ligji të një vendi tjetër. Gjithashtu, ky ligj nuk mund të kushtëzohet me listat e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur\Pagjetur. E drejta për të ditur për fatin e Personave të Zhdukur\ Pagjetur është e drejtë elementare e njeriut dhe si e tillë duhet të respektohet. Mirëpo, barazimi i motivit që ka shkaktuar këtë problem aq të

madh në Kosovë dallon fondamentalisht”, përfundon letra.

n.e/NOA

KOMENTE