English

KQZ shtyn vendimin për fletët, Ristani: Duhet të zbatojmë ligjin

Tiranë, 17 shtator, NOA – Kryetari i Komisionit Qëndro të Zgjedhjeve u ka bërë thirrje sot anëtarëve të komisionit që të mos influencohen nga politika në marrjen e vendimit për zbatimin e ligjit.

Në fjalën e tij, Ristani u shpreh se para ligjit janë ata që do të përgjigjen dhe jo subjektet politike. Ai ka sjellë në vëmendje Kontrollin e Lartë të Shtetit për vërejtjet që ka sugjeruar më parë për KQZ-në dhe zbatimin e ligjit nga ana e institucioneve të drejtësisë .

Ristani u shpreh se “koha për marrjen e këtij vendimi nuk mund të shtyhet në ekstrem”. Ai theksoi se Prokurorisë apo KLSH-së nuk mund t’i justifikohesh me argumentet që kanë sjellë përfaqësuesit e opozitës, se vendimi nuk u mor pasi nuk ishte situata e duhur politike.

Pas propozimit të përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti dhe përfaqësuesve të tjerë për shtyrjen e mbledhjes, me shumicë votash KQZ-ja vendosi që vendimi për hapjen e kutive dhe djegien e fletëve të votimit të merret në një ditë tjetër.

a.k/NOA

KOMENTE