English

Mbante 45 mijë foto intime fëmijësh, kapet pedofili

Trento, 17 shtator, NOA – Një burrë nga Trento i Italisë është kapur në flagrancë me plot 45 mijë fotografi provokuese fëmijësh, të cilat kanë mjaftuar për ta vënë menjëherë në prangat e karabinierëve.

Lajmi bëhet me dijeni prej mediave italiane, të cilat madje shtojnë se njeriu i arrestuar për pedofili, mes fotove të gjetura, ruante edhe foto intime të djalit të tij, përveç 45.000 fotografive të fëmijëve të cilët i detyronte të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Ndërkaq, ndaj njeriut të dënuar me 4 vjet burg, rëndon edhe akuza e re, e gjetjes së 26 mijë imazheve të fëmijëve të ndryshëm në kompjuterin e tij, duke përfshirë edhe ato të djalit të tij të vogël një vit e gjysmë.

Bëhet me dijeni se tashmë i ndaluari do të dërgohet fillimisht për trajtim psikiatrik, e më pas, ndaj tij do të nisë edhe gjykimi.

n.e/NOA

KOMENTE