Tiranë, 17 shtator, NOA – “Më mirë një diplomat se një politikan në ministrinë e Punëve të Jashtme”.
Këto fjalë ka zgjedhur të thotë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së ministrit të Jashtëm, ndaj pasardhësit të tij, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, duke pohuar se gjatë këtij viti në qeverisje është munduar të japë maksimumin e tij në fushën e diplomacisë.
Përveçse punës që pati mundur të bëjë brenda një viti në kryesimin e ministrisë së Punëve të Jashtme, zv/kryeministri Ilir Meta tha do të vazhdojë të japë kontributin e tij në fushën e diplomacisë, duke e ndihmuar edhe ministrin e ri, Edmond Haxhinasto, që e merr sot këtë detyrë.
Sipas Metës, kjo ministri ka mundur të ketë një bilanc suksesi, duke iu referuar punës së madhe lobuese për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian apo edhe asaj për përmirësimin e shërbimit diplomatik të vendit tonë.
Ai ka pohuar e një rol të madh ky dikaster nuk harron t’i kushtojë as forcimit të rolit të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.
n.e/NOA