Berlin, 17 shtator, DW – Festa e Bethovenit zhvillohet në Bon nga 10 shtatori deri më 10 tetor. Motoja e sivjetshme: "Utopitë dhe liria në muzikë".
Ludvig van Bethoven u admirua edhe nga bashkëkohasit por nga brezat e ardhshëm ai u konsiderua si barometër për matjen e shkallës së zhvillimit në fushën e kompozimit. Në jetën koncertale Bethohevni është i pranishëm si asnjëherë më parë. Dhe sigurisht që në qytetin e tij të lindjes Bonn ai është sërish në qendër të vëmendjes në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Beethovenit. informon.
Është një fat i madh për Ilona Schmiel-in drejtoreshën e Festivalit Ndërkombëtar të Bethovenit, që Ludvig van Bethoven erdhi në këtë botë në vitin 1770 pikërisht në qytetin e përgjumur idilik të Bonnit. Ky fakt e bën qytetin e Bonit të veçantë në mbarë botën. "Kjo është e vetmja gjë që nuk mund t'ia marrë askush këtij të ashtuquajturi qytet federal. Nuk mund të jetohet vetëm nga tradita politike federale që i intereson sot një brezi, nëse unë shkoj në Brazil, në Venezuelë, në Vietnam apo në Gjeorgji askujt nuk i intereson se tani kryeqytet është Berlini por pyesin se ku ka lindur Bethoveni".
Dhe qyteti i lindjes së Bethovenit aktualisht është në formë të lartë muzikore: mbi 150 koncerte dhe shfaqje do të mbahen në Bonn dhe rrethinë, programi si zakonisht është shumë i larmishëm. I githë aktiviteti zhvillohet nën kryefjalën "Nën qiell të hapur". Se çfarë fshihet pas kësaj motoje, sqaron Ilona Schmiel: "Ajo vjen nga një elegji e Friedrich Hölderin-it e shkruar në vitin 1800, dalja jashtë, shkuarja në fshat dhe nisur nga kjo periudhë kohore ne këtë vit lëvizim me Festivalin tonë me të vërtetë nga ambientet e mbyllura në ambientet e hapura dhe provojmë që të vejmë në dijeni për këtë potencial utopik të muzikës."
Me këtë drejtoresha shpreson të zgjojë edhe kureshtjen e publikut. Edhe pse ajo është e kënaqur me biletat e shitura deri tani prapëseprapë fitimi i dëgjuesve të rinj mbetet një pikë e rëndësishme për Festivalin e Bethovenit. "Një festival i përmasave të tilla duhet të shoh se si të gjejë audiencën e re. Përshembull një prej mundësive janë 'shfaqjet publike'. Ne dalim në sheshin Münsterplatz në Bonn ku mijëra njerëz në tre mbrëmje njëra pas tjetrës mund të shohin filma të cilët janë prodhuar së bashku me Deutsche Wellen, kjo është një rrugë për tu prezantuar në publik...
Në traditën e mirë të Festivalit të Bethovenit bëjnë pjesë edhe koncertet Campus në të cilat prezantohen orkestrat e huaja të reja. Pas Vietnamit vitin e kaluar këtë vit mysafir në Bonn është Sinfonica Heliopolis nga metropoli brazilian Sao Paolo. Koncertet Campus kanë një rëndësi të madhe për shumicën e vendeve që kanë qenë deri tani pjesëmarrëse. "Pra, kjo është një formë e shkëmbimit kulturor e cila do të ishte mirë dhe duhet të rigjallërohet, ne e intensifikojmë këtë në ato vende që e duan këtë, me Brazilin është krejt e qartë dhe është rënë dakord që në vitin 2011 do të ketë koncerte të tjera, po ashtu edhe më shumë prova dhe ne planifikojmë për vitin 2013 që Gjermania të prezantohet në Brazil në formë shumë të plotë me një festival të ngashëm të Bethovenit si në Bonn."
Në përgjithësi, rrjetet bashkëpunuese gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në Bon: për shembull, ndër të tjera shkëmbime bëhen edhe me Festivalin e Bethovenit në Varshavë dhe Caracas. Në përgjithësi, shoprehet e sigurt drejtoresha Ilona Schmiel është e vështirë të gjendet në botë një mësues më i mirë i muzikës klasike se sa Ludwig van Bethoven dhe veprat e tij: "Bethohevni ka qenë i njohur qysh më parë në këto vende dhe ka luajtur gjithnjë një rol në shkollim për shkak se është dëshmuar se simfonitë e Bethovenit janë jashtëzakonisht të përshtatshme për të nxitur orekstrat e reja për të vazhduar ushtrimet. Gjëja më e bukur përshembull ndodh në Venezulë ku shumë fëmijë dhe të rinjë luajnë edhe pse ende nuk zotërojnë siç duhet një instrument, kjo do të thotë ata luajnë në një simfoni prandaj edhe orkestrat janë kaq të mëdha. Vetëm tingujt që ata tashmë dijnë do të thotë që në moshën 5,6, apo 7 vjeçare ata do të jenë në një situatë kur veshi i tyre do të jetë mësuar me simfoninë e pestë të Beethovenit edhe pse teknikisht nuk janë në gjendje të mbizotërojnë gjithçka. Pikërisht këto parime vlejnë edhe në Azi, parime të tilla ka edhe në vende të tjera bile ato arrijnë deri në Kongo. Kështu që unë do të thoja se Beethoveni luan kudo një rol të madh".
Deutsche Welle