Nju Jork, 17 Shtator, NOA- Një stuhi e fortë ka goditur natën e kaluar Nju Jorkun. Si pasojë shumë pemë kanë rënë duke dëmtuar kabllot elektrike.
Një person ka humbur jetën nga një peme që u rrëzua mbi makinën e tij në Queens.
Mbi 26 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike dhe të njëjtin fat kanë pësuar dhe 5 mijë vetë në Staten Island.
a.e./NOA