English

Papa në Angli: Mos i harroni rrënjët tuaja të krishtera

Londër, 17 shtator, NOA - Teksa është duke u zhvilluar drejt një shoqërie multi-kulturore, Britania nuk duhet kurrsesi të harrojë rrënjët e krishtera të saj.

Ky ka qenë fakti i theksuar nga Papa Benedikti XVI gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, duke i mëshuar idesë se liritë e këtij vendi janë mbështetur nga traditat kristiane.

Ndërsa duke folur për abuzimet e priftërinjve me fëmijët, ai u shpreh se autoritetet e Kishës kishin qenë shumë të ngadalshme në kundërpërgjigjen ndaj zbulimit të tyre, duke shtuar se Kisha duhet të tregonte pendim dhe të ndihmonte viktimat për të rindërtuar jetën e tyre.

Ndërsa gjatë takimit me Mbretëreshën Elisabetë në rezidencën e saj zyrtare në Edinburg, ai tha se shpresonte që se me këtë vizitë të përmirësonte lidhjet e tensionuara ndërmjet katolikëve romanë dhe anglikanëve.

Kjo është vizita e parë shtetërore zyrtare e Papës në Britani dhe e dyta që prej mbretit Henry VIII kur e themeloi Kishën e Anglisë në vitin 1534, për shkak të refuzimit të Vatikanit, që ta anulojë martesën e tij me Katerinën nga Aragoni.

Gjatë kësaj vizite të Papës parashihet edhe qëndrimi në Birmingem, ku ai do ta beatifikojë kardinalin e shekullit XIX, Xhon Henry Njumën. Xhon Uatson nga Qendra teologjike katolike, konsideron se ky do të jetë momenti kryesor i vizitës së Papës në Britani. n.e/NOA

KOMENTE