Tiranë, 17 shtator, NOA Update – Fletët e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, duhet të ruhen dhe për 1 vit dhe të mos digjen, siç pretendohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
I tillë ka qenë pretendimi i ngritur nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj, që ka bojkotuar mbledhjen e KQZ-së në të cilën po merret në shqyrtim debati për asgjësimin e fletëve zgjedhore të procesit të fundit elektoral, për të cilin, prej më shumë se një viti, mazhoranca dhe opozita janë në një sherr pa fund për rezultatin.
“Kuadri ligjor aktual e pengon asgjësimin e fletëve të votimit dhe ndaj ne kërkojmë që ato të ruhen ende, derisa palët janë ende në negociata për transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit 2009”, tha në fjalën e tij Genci Gjonçaj.
E duke vijuar këtë argument, ai pohoi se nëse vërtet do të kryhej agjësimi i materialeve zgjedhore, kjo do të përbënte një pengesë për prokurorinë mbi hetimin e procesit ...(vijon)
n.e/NOA