Tiranë, 17 shtator, NOA – Ngjarja e ndodhur pak pas mesditës së sotme në qendër të Tiranës ka pasur si objektiv grabitjen e një banke. Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur për Agjencinë NOA se personi i armatosur ka hyrë në një prej bankave që gjenden në zonën e bulevardit “Zogu I” dhe ka tentuar ta grabisë atë.
Polici privat i bankës, që gjendej në ambientet e brendshme të saj, është përpjekur të ndaloj grabitësin.
Punonjësi policisë që ka pasuri si detyrë sigurimin e ambienteve të brendshme të bankës është përleshur fizikisht me personin që sipas dëshmive ka qenë i moshës 20 vjeç. Agresori ka pasur me vete një automatik kallashnikov dhe e ka drejtuar nga punonjësi i policisë.
Gjatë përleshjes mes policisë privat dhe agresorit automatiku është shkrehur në mënyrë të pavullnetshme duke plagosur lehtë punonjësin e policisë.
Ndërkohë që më pas hajduti është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas alarmit në bankë forcat e policisë janë vënë në lëvizje përgjatë gjithë zonës dhe akseve rrugore që të çojnë në bulevardin “Zogu I”.
Punonjësi e e policisë kanë arritur ta arrestojnë autorin e grabitjes dhe plagosjes së lehtë. Ndërsa nuk kanë bërë të ditur ende emrin e tij.
Ndërsa polici privat që ka shmangur një tragjedi edhe më të madhe, sipas informacioneve paraprake mësohet se është Enver Gjera.
a.k/NOA