Në qytetin grek Larisë, u inaugurua nga Xhulja Aleksandratu një shtëpi e re publike me kosto... 4 milionë euro
Larisa, 17 shtator, NOA/NEWSIT - Gjithmonë kur bëhej fjalë për seks, krizë nuk ekzistonte. Ajo që ka ndikuar në tregun grek për ta mbajtur atë në shkallët më të larta, ka qenë Xhulia, e cila inauguroi këto ditë shtëpinë më të madhe publike që është bërë ndonjëherë në Greqi, në zonën Terpsithea në Larisë.
Biondja preu me duart e saj shiritin rozë, duke inauguruar kështu shtëpinë më të madhe publik , që përbëhet nga tre ndërtesa.
Shërbimet erotike në shtëpinë publike do t’i sjellin nëntë bukuroshe, që do punojnë me turne.
Shtëpia publike ka lënë pa fjalë personat që u gjendën gjatë inaugurimit, me luksin dhe dekoret, pasi ka edhe qilima persianë, por edhe një ambient shumë të madh.
Theksohet së në zonë është shtëpia e dytë publike, ku tregon se tregu i seks shop, nuk është prekur nga kriza dhe këtë e vërteton investimi prej 4 milionë euro!