Tiranë, 17 Shtator NOA- Të rinjtë të cilët konsumojnë pije energjike, sidomos në mëngjes rrezikojnë rëndë shëndetin e zemrës.
Ky është rezultati i një kërkim të Australian Medical Association (AMA), drejtuar nga Dr. Scott Willoughby. Ekipi i studiuesve ka studiuar të rinj (midis moshës 19 dhe 21 vjec), duke shqyrtuar reagimet e tyre pas konsumit të pijeve energjike.
Testet treguan se substancat reaguan në zemrën e të rinjve në mënyrë alarmante. Për shembull, thonë ekspertët, një vajzë 19 vjeçe kishte frekuencë kardiake 82 rrahje për minutë: 30 minuta më vonë, pas konsumimit të kësaj pije frekuenca ishte 106 rrahje për minutë.
Sipas hulumtuesve australianë, shkaku i problemit është në dinakërinë e reklamës së tyre, duke e përshkruar pijen në fjalë si një si një ilaç magjik që mund të rrisë performancën në fusha të ndryshme: nga arsimi në sport, apo dhe në relacionet e dashurisë.
Pra, të rinjtë janë të inkurajuar për të konsumuar me bollëk këto pije me rrezikun që është gjithmonë i pranishëm.
Si përgjigje për këtë argument, një zëdhënës nga Queensland Health, në faqet e "Courier Mail” tha: "Provat e tanishme tregojnë se 75 mg kafeinë në ditë e marrë nga të gjitha burimet e ushqimit dhe pijeve është kufiri për një fëmijë që peshon 30 kile.
a.e./NOA