English

Putin mund të kandidojë për president?

Moskë, 17 shtator, NOA - Një agjenci qeveritare e Rusisë ka regjistruar faqen e internetit me adresë “Putin-2012.rf”, për të cilën mediat raportuan se mund të jetë shenjë se kryeministri Vladimir Putin mund të kandidohet në zgjedhjet presidenciale në vitin 2012.

Agjencia, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë, nuk ka regjistruar adresë të ngjashme me emrin e presidentit Dmitri Medvedev.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov, tha se ueb faqja nuk është indikacion se Putin planifikon të garojë, dhe se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga zyra e tij.

NOA

KOMENTE