Tiranë, 17 shtator, NOA – Partia Socialiste do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e mazhorancës për pronat. Por përpara këtij vendimi, kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi u ndal në votimin e zhvilluar dje në Kuvend për rrëzimin e dekretit të Presidentit.
Ruçi u shpreh se kryetarja e Kuvendit shkeli ligjin dhe rregulloren e Kuvendit për votimin e dekreteve të presidentit duke vazhduar votimin edhe pas dështimit të votimit të parë dhe duke fshehur të dhënat.
Ruçi u shpreh se votimi i djeshëm në Parlament është dhe një tjetër arsye që shkon në favor të kauzës së Partisë Socialiste për transparencën dhe të drejtën e votës.Ai e cilësoi si të pajustifikueshëm vendimin e Kuvendit për rrëzimin e dekretit të Presidentit dhe votimin si skandaloz.
a.k/NOA