Paris, 17 shtator, NOA – Kritikat e ashpra të Brukselit zyrtar se po cenon të drejtat e njeriut, duke dëbuar romët nga Franca, duket se as i kanë bërë fare përshtypje presidentit francez, Nikolas Sarkozi, sipas të cilit, Franca do të vazhdojë të shkatërrojë kampet ilegale, pavarësisht nga kultura dhe origjina e atyre që jetojnë në to.
Në Samitin e Bashkimit Evropian mbajtur në Bruksel lidhur me këtë çështje, Sarkozi këmbënguli që presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, i ka mbështetur kritikat ndaj dëbimit të emigrantëve romë nga Franca, por ai e distancoi veten nga krahasimet me deportimet e ciganëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Duke shtuar se të gjithë udhëheqësit e BE-së pajtohen që komentet e bëra prej tij për Luftën e Dytë Botërore ishin skandaloze dhe se i kishin lënduar francezët.Ndërkaq, më e ashpra nga të gjithë në samitin e Bashkimit Evropian ka qenë komisionerja Evropiane për Drejtësinë, Viviane Reding, sipas të cilës, përzëniet përbëjnë "një turp" dhe kërcënoi se do të ndërmerrte veprim ligjor ndaj Francës.
"Diskriminimi mbi bazën e origjinës etnike apo racës nuk ka vend në Evropë, nuk përputhet me vlerat mbi të cilat ngrihet BE-ja," tha ajo dhe u kujtoi francezëve se janë nënshkrues të kartës për të drejtat themelore ë mbron grupet etnike nga diskriminimi.
n.e/NOA