English

Studimi: Raportet seksuale të rastësishme, kthehen në dashuri të mëdha

Çikago, 17 shtator, NOA – Kush tha se takimet e një nate të nxehtë duhet të mbeten vetëm të tilla dhe pa një të ardhme? Një marrëdhënie e bazuar në një takim të vetëm, ku një çift ballafaqohet dhe pastaj kryen marrëdhënie seksuale të rastësishme, mund të jetë e qëndrueshme dhe shpërblyese.

Këtë e pohon një studim i fundit i realizuar nga universiteti i Çikagos, i cili hedh poshtë idetë e përhapura deri tani se seksi rastësor nuk të del për mirë, sidomos në aspektin psikologjik.

Sipas tij, është gjithashtu e mundur që dashuria e vërtetë të dalë edhe nga gjëra të vogla apo takime rastësore si ato që ndodhin në serialin “Sex and the City" ku njerëzit janë të përfshirë seksualisht në lidhje rastësore e pastaj janë në gjendje të ndërtojnë një marrëdhënie.

Kështu, hulumtuesit në Universitetin e Iouas kryen një studim që përfshinte 642 të rritur heteroseksualë në Çikago, të cilëve iu kërkua të plotësonin një pyetësor, në të cilën ata duhet të japin informacion të detajuar mbi raportet e tyre.

Në veçanti, pyetjet u përqendruan në tema të tilla si niveli i kënaqshmërisë të raportit, intimiteti i marrëdhënies dhe së fundi, si mund të ndikojë në jetën e tyre një aventurë.

"Studimi tregon se marrëdhëniet janë të dobishme edhe për ata që ndalen vetëm në seks”, shpjegoi dr.Anthony, një sociolog në Universitetin e Ioua dhe koordinator i studimit.

n.e/NOA

KOMENTE