English

Takimi i parë i kryediplomatit të ri, Haxhinasto pret Zv/Ambasadoren e SHBA

Tiranë, 17 shtator, NOA – Ministri i sapoemëruar në krye të diplomacisë shqiptare ka zhvilluar sot dhe takimin e parë në këtë postë. Urimet në zyrën e ministrit të Jashtëm i janë dhënë nga përfaqësuesja më e lartë e Ambasadës Amerikane në Tiranë e ngarkuara me Punë Deborah Jones.

Jones ka uruar ministrin Haxhinasto për marrjen e detyrës së re dhe përcolli mesazhin e Uashingtonit se duke vlerësuar tek Ministri i ri potencialin profesional dhe eksperiencën e nevojshme.

Ajo ka shprehur në emër të SHBA-ve, besimin se marrëdhëniet ekzistuese midis dy vendeve do të forcohen edhe më tej në të ardhmen.

Zëvendësambasadorja amerikane falenderoi për bashkëpunimin e ngushtë që kanë patur me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtëm, Ilir Meta, duke cilësuar veçanërisht kontributin e tij në rajon dhe për Kosovën.

Nga ana e tij Haxhinasto falënderoi për urimet e sinqerta dhe mesazhin inkurajues nga Uashingtoni, duke e siguruar Jones për vendosmërinë e tij të plotë për të çuar më tej marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve tona mike.

Haxhinasto dhe Jones diskutuan mbi çështje të veçanta të bashkëpunimit midis dy vendeve.

a.k/NOA

KOMENTE