English

Tentoi të lidhte energjinë pasi nuk e kishte paguar, e zë korrenti

Prishtinë, 17 shtator, NOA – Një kosovar gati sa nuk ka mbetur i varur në telat e elektrikut, ndërsa tentonte t’i lidhte ato për të siguruar energjinë elektrike, të cilën Koorporata Energjetike e Kosovës ia kishte prerë pasi nuk e kishte paguar atë.

Fjala është për të lënduarin Qemajl. S. nga Gjilani, i cili mësohet se ka marrë lëndime serioze në tentativë për të lidhur rrymën elektrike në mënyrë ilegale.

Ngjarja në fjalë konfirmohet nga burimet policore të Kosovës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave ajo ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, teksa i lënduari ka tentuar ta bëjë kyçjen e rrymës pasi KEK-u ia kishte shkëputur atë për shkak të borxhit që i kishte kësaj korporate.

E tërë ngjarja ka ndodhur pra për shkak të borxhit të papaguar, në banesën ku Qemajl S. ka qenë duke jetuar në një shtëpi të marrë me qira.

Mësohet se ai ka pësuar djegie në dorë dhe fytyrë nga zjarri dhe menjëherë është dërguar në urgjencë, ku sipas personelit mjekësor, jeta e tij tani paraqitet jashtë rrezikut.

Ndërkaq, grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë hetime të detajuara në lidhje me incidentin e shkaktuar.

n.e/NOA

KOMENTE