English

Turistë tani edhe në hapësirë, do t’i çojë Boeing

Siatëll, 17 shtator, NOA – Turistët tani mund të udhëtojnë jo vetëm në Tokë, por edhe në hapësirë dhe këtë gjë do ta mundësojë avioni “Boeing” i ofruar nga kompania e Seattle, me fluturimet e para prej vitit 2016.

Ky është projekti më i ri i lançuar në bashkëpunim me “Space Adventures”, ndërsa Boeing është duke zhvilluar një kapsulë hapësinore për të transportuar astronautët e NASA-s në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Kapsula bëhet me dijeni se ka 7 vende, ku 4 prej tyre do të zihen nga astronautët e NASA-s, ndërsa 3 të tjerët do të jenë në dispozicion të personave që kanë dëshirë të vizitojnë hapësirën, si turistë.

Vitin e kaluar Gui Laliberté ', themeluesi i "Cirque du Soleil" ka paguar plot 40 milionë dollarë për një udhëtim për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ku edhe ka mbetur për tetë ditë me radhë.

Ndërkaq, kompania nuk ka ofruar detaje mbi koston e biletave të ofruara për turistët e ardhshëm të hapësirës, por një zëdhënës i saj tha se ato do të jenë të krahasueshme me çmimet e tregut.

Fluturimet e turistëve të hapësirës do të nisen nga Cape Canaveral i Floridas dhe do të kthehen në bazë, të Uhite Sands, Nju Meksiko.

n.e/NOA

KOMENTE