English

Urgjent/Plagoset një person me armë në qendër të Tiranës

Tiranë, 17 qershor, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Tiranës.

Gazetari i Agjencisë NOA raporton se një person ka qëlluar më armë zjarri një tjetër person në bulevardin Zogu I në Tiranë. Agresori ka pasur një automatik dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës duke e plagosur atë.

Sipas dëshmitarëve viktima është dërguar menjëherë nga policia në spital. Ndërsa burime nga kjo e fundit bëjnë të ditur se është arrestuar dhe agresori i atentatit në mes të Tiranës. Burime nga policia thanë se autori i plagosjes është arrestuar në kohë rekord në afërsi të stacionit të trenit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj është në vendngjarje. Ndërsa pritet që policia të jap dhe një konferencë për shtyp.

a/k/NOA

KOMENTE