Atlanta, 17 shtator, NOA – Përveçse fushës së shërbimeve ndaj njerëzve, robotët e së ardhmes do mund të përdoren edhe në fushat e kujdesit shëndetësor apo ato ushtarake për t'iu shmangur armikut.
Kështu do të jenë të paktët robotët e projektuar nga Alan Vagner dhe Ronald Arkin, dy studiues nga Instituti i Teknologjisë në Atlanta të Gjeorgjisë, sipas të cilëve, robotët do jenë në gjendje të hetojnë dhe të luajnë si investigues të vërtetë.
"Ne kemi krijuar edhe teknika që mund të ndihmojë robot për të zgjedhur strategjinë më të mirë të mashtrimit me qëllim për të zvogëluar mundësinë e të qenit të zbuluar. Aftësia për të mashtruar është konsideruar si një tregues i teorisë së mendjes, aftësisë për të vepruar në një situatë të caktuar në bazë të një përfaqësimi adekuat të mendimeve të të tjerëve”, - kanë theksuar dy studiuesit.
Sipas tyre, zhvillimi i këtij sektori do të përdoret kryesisht në fushën e ndihmës për njerëzit me çmenduri degjenerative ose të traumatizuar dhe operacionet e shpëtimit në raste paniku, por gjithashtu mund të përdoret edhe në ushtri, duke krijuar një pasqyrë të gënjeshtërt, për të mos u kapur dot nga armiku.
n.e/NOA