English

200 vjet Oktober-Fest, festivali më i madh i birrës në botë

Berlin, 18 shtator, NOA - Gjermania feston këtë tetor përvjetorin e 200 të evenimentit më të madh të birrës në botë, festivalin popullor Oktober-Fest, i krijuar në Mynih të Bavarisë, ku gjatë periudhës 18 shtator-4 tetor miliona vizitorë nga e gjithë Europa sulmojnë rrugët, sheshet dhe çadrat e vendosura jashtë qendrës së qytetit duke shijuar birrë të freskët.

Çdo gjë është e gatshme sivjet të presë paradën tradicionale bavareze me kostum, gara kuajsh, ekspozita, përkujtimore, koncerte, orkestra dhe stalla të mëdha.

Çdo gjë duket se është gati në këtë qytet për të siguruar suksesin e festivalit të Vjeshtës, festivalin vjetor të birrës, një shans për të zbuluar anën e lumtur të shpirtit gjerman dhe kryeqytetit bavarez, qyteti më "Mesdhetar" në Gjermani, i cili fsheh lagje elegante.

Oktober-fest ka lindur pikërisht në 12 tetor 1810, ditën e dasmës midis Princit të kurorës Ludving i Bavarisë dhe Princeshës Tereza të Saksonisë, i cili ftoi gjithë qytetarët në një garë kuajsh në livadhin jashtë qytetit.

Ajo që u ngrit ishte një dolli për shëndetin e sovranëve shoqëruar me bërxollë të freskët.

n.e/NOA

KOMENTE