English

Afganistan, 470 kandidatë sot në garë për parlamentin e ri

Kabul, 18 shtator, NOA – Ditën e sotme afganët do të dalin në zgjedhjet e dyta parlamentare, që prej rrëzimit të regjimit të talibanëve në fund të vitit 2001 për të zgjedhur parlamentarët e tyre të rinj.

Janë mëse 407 kandidatë në këto zgjedhje të cilët do të garojnë përballë njëri-tjetrit, ndërsa këto zgjedhje, rezultatet e të cilave do të dihen më 30 tetor, janë konsideruar si shumë të rëndësishme.

Ndërkaq, janë rreth 7000 vëzhgues afganë dhe 500 të huaj që do të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor.

Mediat vendase bëjnë me dijeni se janë mbi 1000 qendra votimi të cilat pritet të mos hapen pasi ekziston frika nga shpërthimet e talibanëve dhe qeveria nuk do që të rrezikojë jetën e qytetarëve të saj.

“Këtë vit nuk jemi në gjendje të garantojnë sigurinë as në qendrat e votimit. Disa rajone në rrethinë kontrollohen prej talibanëve dhe luftëtarëve të Al Kaidës”, mësohet të shprehen autoritete të larta afgane.

Në total, parashikohet që të jenë 1.200 qendra votimi të cilat nuk do të hapen fare, sepse talibanët kanë kërcënuar se do të sulmojnë secilin që merr pjesë në zgjedhje.

n.e/NOA

KOMENTE