Pragë, 18 shtator, NOA - Ish ministri i kulturës i Çekisë, aktori dhe gazetari i radios, Martin Stepanek i ka dhënë fund jetës së tij në moshën 63 vjeçare.
Lajmin e bënë të ditur burime zyrtare nga policia polake, e cila njoftoi se trupin e pajetë të Stepanek e zbuloi bashkëshortja e tij në apartamentin e tyre në Pragë.
Mediat çeke, raportuan se Stepanek u vetëvra të enjten.
Një mik i tij mësohet të jetë shprehur se ish ministri vuante nga një sëmundje e pashërueshme, një sëmundje që duket se nuk e ka duruar dot më duke i dhënë fund vetë jetës së tij.
Stepanek u lind në 11 janar të 1947-ës në një familje të njohur polake.
Ai përformoi në teatrot e Pragës si dhe në teatrin Kombëtar të Polonisë deri në vitin 1960.
Më pas Stepanek emigroi në Austri, në vitin 1981, kua aktroi në teatrin e Vjenës.
Ndërsa më vonë do të punonte si komentator pranë radios “Evropa e lirë” në Munih të Gjermanisë.
Rikthehet në Pragë në vitin 1990, pas rënies së komunizmit, në Çekosllovaki.
Ai punoi si ministër i Kulturës në Çeki, në vitet 2006-2008.
mit/NOA