Japoni, 19 shtator NOA - Japonia vazhdon të përshpejtojë në kërkimet e saj robotike në mbështetje të njerëzimit, duke prezantuar tashmë robotin e fundit punëtor dhe gjithçkabërës.
Ky model i ri është një version i azhornuar i serisë HRP, I zhvilluar në qendrën e kërkimit Kawada Industries.
Roboti, 151 centimetër i gjatë me peshë 39 kilogramë, mund të zhvillojë aktivitetet tipike që njihen dhe më parë në prototipet e tjerë, si punët e shtëpisë, lëvizjen e objekteve.
Por ajo që është për t’u theksuar është se ky lloj mund të njohë të zotin e tij nëpërmjet paraqitjes apo vetë zërit të tij.
r.b/NOA
Video: {youtube}cfBpqsqnf80{/youtube}