English

Kriza në Komunitetin Mysliman, mblidhet sot Këshilli i Myftinisë

Tiranë, 18 shtator, NOA – Këshilli i Përgjithshëm i Myftinisë pritet që të organizojë ditën e sotme një takim urgjent, në funksion të zgjidhjes së krizës së krijuar ditët e fundit në Komunitetin Mysliman.

Ndërkaq, bëhet me dije se Kryesia e KMSH-së që drejtohet nga Selim Muça ka thirrur mbledhjen urgjente në Tiranë në mjediset e Medresesë.

Ndërsa, grupi kundërshtar i tij ka paralajmëruar se do të mblidhet po sot, por në Medresenë e Kavajës.

Pritet që një fakt i tillë të shkaktojë sërish përplasje mes dy grupimeve në Komunitetin Mysliman, si ajo e katër ditëve më parë, kur Kryesia e tij mori vendimin për pezullimin e Selim Muçës.

n.e/NOA

KOMENTE