Hollivud, 18 shtator, NOA - Ndërsa vetëm pak ditë më parë u lirua me kusht nga dënimi me 90 ditë burg për akuzat e përdorimit të lëndëve narkotike dhe për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, Lindsay Lohan duket se ka gabuar sërish.
Mediat gossip bëjnë me dije se aktorja rrezikon të rikthehet pas hekurave pas rezultimit pozitive në një test anti-drogë të kryer pak ditë më parë.
Problemet e Lindsay Lohan me drogën dhe alkoolin kanë qenë përherë në vëmendje të policisë, e cila prej disa herësh e ka kapur në flagrancë figurën e njohur në Hollivud, ndërsa ka gabuar me përdorimin e lëndëve narkotike.
n.e/NOA