Tiranë, 18 shtator, NOA - Mëngjesi i së shtunës, 18 shtator 2010, do të nisë me kthjellime në të gjithë vendin, përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë vranësira të herëpashershme. Mesdita do të sjellë kalime vranësirash nëpër gjithë territorin e vendit por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore gjatë kufirit lindor.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne zonat bregdetare ndersa e gjithe pjesa tjeter e territorit do te kete alternime kthjellimesh dhe vranesirash. Ne te njejtat kushte atmosferike do te mbetemi ne mbremje dhe gjate nates. Temperaturat e ajrit nuk do te
pesojne ndryshime ato do te qendrojne konstante ne te gjithe vendin. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim veriperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 2 balle.
Europa
Rajoni i Mesdheut si edhe zona e Alpeve do te perfshihen neser nga vranesira dhe shira me intensitet te larte. Problematike situata do te mbetet serish ne veriperendim te kontinentit si dhe ne Ishujt britanike pasi shirat do te jene ne forme rrebeshi. Po ashtu edhe nje pjese e madhe e qendres se kontinetit do te dominohet nga vranesira dhe shira
por ne sasi me te pakta. Ndersa Europa Jugperendimore si edhe nje pjese e lindjes se kontinentit do te domonihen nga kthjellimet dhe vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë
Rajoni i Mesdheut alarmon shira te konsiderueshem dhe ere te forte;
Italia veriore rrezikohet nga shira me intensitet te larte dhe rrufe;
Spanja do te mbetet me ere te forte dhe dallge te larta.
n.e/NOA