English

Parashikimi i motit për te Dielen, nga NOA dhe MeteoAlb

Tiranë, 18 Shtator 2010 NOA - Dita e diel parashikohet të dominohet nga vranesira ne pjesen me te madhe te territorit.

Por vranesirat me te dendura do te jene ne zonat malore Veriore ku pritet te gjenerohen shira te dobet e afat-shkurter. Mesdita do te shtoje vranesirat edhe ne zonat bregdetare.

Më poshtë vijojnë parashikimi i detajuar dhe temperaturat, oferuar nga NOA dhe MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me vranesira dhe shira te dobet ne zonat malore Veriore nderkohe qe pjesa tjeter e territorit do te jete me alternime kthjellimesh dhe vranesirash. Ne mbremje dhe gjate nates vranesirat dhe shirat e dobet do te shtohen ne pjesen me te madhe te vendit.

Temperaturat e ajrit do te mbeten konstante ne mengjes ndersa mesdita do te sjelle nje rritje te lehte te temperaturave ne vend.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim Jugperendimor ndersa dallgezimi ne det do te mbetet 2 balle.

Europa

Moti Neser: E diel, 19 shtator 2010

Europa Veriperendimore dhe Ishujt britanike do te dominohen nga vranesira dhe shira te konsiderueshem.

Problematike situata do te mbetet serish ne rajonin e Medheut dhe Ballkanin Verior ku shirat do te jene ne forme rrebeshi por ne keto zona nuk do te mungojne edhe stuhite e forta te eres.

Ndersa Europa Jugperendimore, Europa Qendrore si edhe nje pjese e Lindjes se kontinentit do te dominohen nga moti i kthjellet dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë Neser:

E diel, 19 shtator 2010

Ballkani verior alarmon shira te konsiderueshem dhe ere te forte;

Gadishulli Skandinav rrezikon shira me intensitet te larte dhe rrufe;

Spanja do te mbetet me ere te forte dhe dallge te larta.

e.r/NOA

KOMENTE